Pasi dështoi të transferojë Kilian Mbapenë, Real Madrid është hedhur në “sulm” për një tjetër mesfushor me tipare sulmuese.
Sipas mediave spanjolle, madrilenët janë të interesuar për të marrë shërbimet e futbollistit të Bajernit të Mynihut, Serge Gnabri.
Gnabri ka një kontratë deri në vitin 2023 me gjermanët dhe i është ofruar rinovimi, por ai është i pakënaqur me faktin se negociatat për kontratën e re nuk kanë filluar më herët.
Edhe pse nuk e ka refuzuar ofertën e re, 26-vjeçari nuk po nxiton që të nënshkruajë kontratën dhe Real Madrid është në ndjekje të tij.