Friday, October 18, 2024

Paloka: Shumica e delegatëve kërkojnë zgjidhjen nëpërmjet Kuvendit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe deputeti Edi Paloka ka pritur në zyrën e tij në selinë blu gazetarët, ku i ka treguar formularët e dorëzuar nga delegatët, që kërkojnë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 11 dhjetor.

Paloka u shpreh se Partia Demokratike, për momentin ndodhet në një krizë dhe shumica, kërkon që kjo gjendje të zgjidhet.

Edi Paloka: ”Këto janë cic mice që vetëm PD nuk i vlejnë. Kur 4.200 pa futur të tjerët që do të sjellin formularë, kërkojnë të zgjidhin një krizë nëpërmjet kuvendit, kjo futja a duhet lajmëruar data, këto janë gjëra që PD nuk i vlejnë. Ka gjëra më të rëndësishme që duhet të zgjidhi PD, e nuk zgjidhet kriza duke u marrë me procedurat. Kemi një realitet, që jemi në krizë. Shumica e delegatëve kërkojnë zgjidhjen nëpërmjet Kuvendit dhe kështu e ndihmojmë PD. Sot ke mundësi të shohësh a janë 4.200 familjarë. A janë të vërteta, falso, këtë se bëjmë dot as unë as ti e me statut se bën dot asnjë tjetër. Duhet të gjendesh para një fenomeni. Kuvendet e tjera të jashtëzakonshme do të bëhen me rregulla më të qarta. Këto vërtetohen nga komisioni për verifikimin e mandateve. Ditën e kuvendit një përfaqësi, sepse ne jemi ndarë me palë, ndërsa unë në mes për momentin.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë