Friday, November 22, 2024

“O kone, mos më fol mua ashtu”/ Tension në Kuvend, Salianji sulet të godasë Braçen (Video)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Kuvend. Ka qenë deputeti Ervin Salianji ai që ka marrë fjalën në Kuvend, dhe nisi të fliste për dosjen e përgjimeve italiane.

Kundërpërgjigjja nga deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Braçe bëri që Salianji të shpërthente në ofendime. Demokrati e quajti Braçen një ‘kone’ dhe i bëri me shenjë që të dilnin nga aty. Të dy deputetët u përplasën fizikisht, por ndërhyri Garda.

Teksa nisi të akuzonte deputetin e PS, Erion Braçe, se ishte pjesë në përgjimet e prokurorisë italiane për Rezart Taçin, aty nisi dhe debati mes tyre.

Braçe e kundërshtonte nga vendi, ndërsa Salianji kaloi në ofendime: “O mos më fol mua ashtu ti o kone, çohu në këmbë çohu”.

Pas kësaj Salianji është sulur për ta goditur, por është bllokuar nga truprojat. Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla ka ndërprerë menjëherë seancën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë