Sunday, June 29, 2025

NATO: Rusia nuk i ka arritur akoma qëllimet e saj

Rusia nuk i ka arritur qëllimet e saj në Ukrainë.

Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të Aleancës në Berlin.

Sipas Stoltenberg, NATO respekton vendimin e Suedisë dhe Finlandës dhe nëse këto dy vende vendosin t’i bashkohen Aleancës, ky do të jetë një moment historik.

“Ne do të respektojmë vendimin e Suedisë dhe Finlandës. Nëse ata vendosin të bashkohen do të jetë një moment historik. Të jesh anëtar i Aleancës rrit sigurinë. NATO është e hapur dhe kundër çdo agresioni. Sot aleatët mbështesin Ukrainën, por forcimi i NATO-s është një punë afatgjatë që ka të bëjë edhe me veprimet e saj në të ardhmen”, shtoi ai, duke përsëritur sesi Kievi mund ta fitojë këtë luftë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë