Friday, December 20, 2024

Mblidhen dy Kuvendet/ Konjufca: Dëshmi se Shqipëria dhe Kosova janë të pandara. Sulmet nga Serbia synojnë destabilizim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka cilësuar historike mbledhjen e dy Kuvendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë, në Prishtinë.

Gjatë fjalës së tij, Konjufca u shpreh se kjo mbledhje, është dëshmi se Shqipëria dhe Kosova janë të pandara.

Konjufca shtoi se Kosova gjendet e sulmuar nga elementë që mbështeten nga Serbia dhe që synojnë destabilizim.

“Jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët në fund të këtij viti, për të dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike dhe gjeopolitike, të sigurisë që kanë shoqëruar rajonin tonë. Bëhen 3 vjet nga agresioni i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës, ne si rajon dhe Kosovë, e kemi ndier ndikimet e tërthorta dhe të drejtpërdrejta të këtij agresioni. Kosova po e mbyll këtë vit e sulmuar nga elementë të mbështetur nga Serbia, që po synojnë destabilitetin e Kosovës. Sulmi ndaj kanalit të ujësjelllësit në Lepencë nuk mund të quhet veçse sulm terrorist nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si vend sovran. Ky sulm ndaj infrastrukturës tonë kritike të furnizimit me ujë dhe energji, vjen 1 vit pas sulmit të rëndë në Banjskë. Organizator është Radojiçiç. mbështetur nga presidenti Vuçiç. Ky përbashkim i yni sot, i dy kuvendeve tona, duhet parë si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën. Nuk mund të përfaqësojmë veçse interesin kombëtar, që është i përbashkët. Përfaqësojmë edhe idealin e përbashkët të integrimit evropian. Shqipëria ka ecur përpara në rrugën e integrimit”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë