Tuesday, July 1, 2025

Manjani: Në zgjedhjet e 2011 për Bashkinë e Tiranës, Basha donte të pranonte humbjen ende pa mbaruar gara

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i LSI, Ylli Manjani komentoi deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ky i fundit u shpreh në një intervistë për ”News 24” ditën e djeshme, Basha u shpreh se i fitoi zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në vitin 2011, përballë Edi Ramës, sepse mbajti larg nga fushata kryeministrin e kohës, Sali Berisha.

Kjo deklaratë zgjoi shumë reagime në radhët e vetë demokratëve, e po ashtu dhe nga aktorët e tjerë politikë. Ish-ministri i LSI Ylli Manjani thotë se Basha në atë kohë donte të dilte dhe të pranonte humbjen, edhe pa mbaruar numërimi i votave.

“Përveç të tjerëve (Saliut, Ilirit dhe pse jo Hysniut) bashkinë e Tiranës në 2011 Luli e mori me VAR (Vendimet e Arben Ristanit).  Ndërkohë që Luli donte të dilte të pranonte humbjen pa mbaruar gara… Në katandisjen mjerane ku ka rënë, është e kuptueshme nevoja për të gënjyer, por mosmirnjohja është  e neveritshme! Nejse, kohë e humbur ky njeri”, shkruan Manjani në rrjetin social, Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë