Thursday, November 21, 2024

Macron: Ukraina nuk do të ketë kurrë paqe nëse shkatërrohet Rusia

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se Ukraina nuk do të ketë kurrë paqe, nëse qëllimi përfundimtar i luftës është shkatërrimi i Rusisë.

Deklatarën, Macron e dha këtë të premte për CNN në bordin e një treni që po largohej nga Ukraina, pas takimeve me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.

Ai shtoi se shkatërrimi i Rusisë nuk është qëllimi i Zelenskit.

“Presidenti Zelenski mbron tokën e tij dhe ne duam ta ndihmojmë atë ta bëjë këtë. Ne ndonjëherë kemi fituar luftën dhe kemi humbur paqen”, theksoi presidenti i Francës.

Macron pohoi mbështetjen e Francës për Ukrainën dhe kundërshtoi akuzat se deklaratat  e tij të mëparshme se nuk dëshironte të “poshtërimin e Rusisë” kishin penguar marrëdhëniet me presidentin Zelenski.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë