Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, ka treguar së fundmi ecurinë e bisedimeve të paqes,mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në një fjalim në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë, Lavrov u shpreh se negociatat janë të vështira, pasi Kievi vazhdimisht po ndryshon poticion.
“Rusia nuk është kundër ndërmjetësimit, por negociatat janë të vështira sepse delegacioni i Kievit po ndryshon shpesh pozicionet”.
Më tej ministri i Jashtëm rus, akuzoi SHBA-në, se nuk dëshiron që negociatat të përfundojnë shpejt.
“SHBA nuk është në favor të një përfundimi të shpejtë të negociatave. SHBA dëshiron që të mbajë Rusinë në gjendje lufte, për aq kohë sa të jetë e mundur dhe të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë”, u shpreh ai.
Në fjalin e tij Lavrov shtoi se Perëndimi po kërkon një rend të ri botëror.
“Ajo që po ndodh në botë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën dhe jo aq shumë, por përpjekjet për të krijuar një rend të ri botëror. Qëllimi është “të frenohet Rusia, si dhe çdo vend tjetër që vepron në mënyrë të pavarur në skenën globale. Si pjesë e drejtimit të marrë nga NATO drejt Rusisë, Ukraina është zgjedhur si një instrument për të shtypur pavarësinë e Rusisë,” tha Lavrov,raporton TASS.