Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar mbështetjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke bërë të ditur se në fund të këtij viti do të bëhet aplikimi për statusin e kandidatit për BE.
“Në përputhje me premtimet dhe perspektiven evropiane po punojnë për përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE. Do të vazhdojmë edhe me aspiratën tonë për statusin e kandidatin për BE ku planifikojmë të aplikojmë në fund të këtij viti”, tha Kurti.
Kurti ka falënderuar kancelarin Scholz për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, teksa ka shtuar se edhe Kosova do të vazhdojë të jetë aleat besnik i këtij shteti. “Gjermania ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në rindërtimin e Kosovës. Kancelarin Scholz e sigurova se Kosova është dhe do të mbetet partner i besueshëm i Gjermanisë”, shtoi Kurti.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sot ka nisur turin në Ballkan me vizitën në Kosovë. Scholz pritet të vizitojë edhe trupat gjermane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.