Tani synimi i Putinit është të përfundojë pushtimin e plotë të Donbasit sa më shpejt të jetë e mundur, duke i aneksuar territoret e këtij rajoni thotë eksperti Claudio Bertolotti për Ilfattoquotidiano.it. Por nuk mund të përjashtohet mundësia që menjëherë pas këtij hapi, Putin të vendosë të shkojë sërish drejt Kievit, ta rrethojë sërish kryeqytetin ukrainas dhe më pas të ulet në tryezën e bisedimeve nga një pozicion i fortë.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës në ditët në vijim mund të marrë një tjetër kthesë, ku Moska do të përqendrojë gjithçka në rajonin e Donbass dhe më vonë do të rrethojë Kievin.
Pas më shumë se një muaji konflikti, i cili u shndërrua në një luftë rrënimi nga 4 marsi, tani Moska dëshiron të rikuperojë atë moment fillestar me qëllimi për t’u ulur në tryezën e bisedimeve nga një pozicion i fortë. Kështu shprehet Claudio Bertolotti, ekspert i strategjisë ushtarake ISPI dhe drejtor i Start InSight.
Ditët e ardhshme mund të shënojnë një pikë kthese në pushtimin rus të Ukrainës. Një “nxitje e re” e ofensivës, që fillimisht do të fokusohet në zonat në lindje të vendit, në rajonin e Donbasit.
Objektivi madhor i operacionit ushtarak i Putin, veçanërisht qyteti i Mariupolit, është një nyje strategjike e rrethuar prej javësh tashmë do ti lejonte ushtrinë ruse të krijonte një korridor lidhës midis republikave të vetëshpallura separatiste dhe gadishullit të Krimesë.
Pas më shumë se 1 muaji konflikt, që u shndërrua në një luftë llogoresh, Moska dëshiron tani të rikuperojë vrullin fillestar, që i dha mundësi të përparonte me një shpejtësi të mirë, pavarësisht nga ajo që është thënë javët e fundit. Tani synimi i Putinit është të përfundojë pushtimin e plotë të Donbasit sa më shpejt të jetë e mundur, duke i aneksuar territoret e këtij rajoni thotë eksperti Claudio Bertolotti për Ilfattoquotidiano.it.
Por nuk mund të përjashtohet mundësia që menjëherë pas këtij hapi, Putin të vendosë të shkojë sërish drejt Kievit, ta rrethojë sërish kryeqytetin ukrainas, dhe më pas të ulet në tryezën e bisedimeve nga një pozicion i fortë.
Ky skenar, i planifikuar shumë më përpara nga rusët, u materializua edhe për aktorët e tjerë të përfshirë vetëm më 25 mars, kur Moska përsëriti se objektivi i parë për të mbetet kontrolli i Donbasit.
“Forcat e armatosura ruse, do të fokusohen në çlirimin e plotë të Donbasit”, thuhej në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes të cituar nga agjencia ruse e lajmeve Tass.
Qëllimi i Kremlinit është dhënia fund e rezistencës ukrainase në lindje, duke qenë se të paktën sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, forcat e Moskës dhe milicitë separatiste lokale kanë kontrollin e 94 për qind të territorit të provincës së Luhanskut, dhe 54 për qind të asaj të Donetskut.
Kjo tezë është përforcuar edhe nga lëvizjet e trupave të orëve të fundit, teksa një grup ushtarësh të vendosur rreth Kievit, janë rikthyer në Bjellorusi, ndërsa të tjerët janë larguar nga zonat lindore të Rusisë dhe me sa duket, edhe nga Gjeorgjia, dhe tashmë janë gati të hyjnë në Ukrainë.
“Ndryshe nga sa pretendojnë disa vëzhgues, përparimi i trupave ruse u zhvillua kryesisht sipas planeve . Ata që hipotetizonin se një Blitzkrieg, nuk morën parasysh faktin se një ofensivë si ajo e Kremlinit, e karakterizuar nga përparimi i mjeteve të blinduara dhe që ishte zhvilluar gjatë shkrirjes së ngricave, nuk mund të përfundonte brenda pak ditësh.”,thekson Bertolotti.
Tani, pas disa javësh betejash në llogore, duket se Moska është gati të zhvendosë një numër të madh ushtarësh në frontin lindor, duke filluar një manovër rrethimi për të marrë të gjithë Donbasin dhe Mariupolin. Nuk është e qartë nëse do të jetë një zhvendosje e trupave, e cila do t’i lejonte të pushonin ata që janë angazhuar dhe lodhur në më shumë se një muaj luftime, apo nëse do ketë një rritje e numrit të personelit në terren.
Është e vështirë të besohet, shton ai, se rifitimet e vogla territoriale nga ana e ukrainasve, apo tërheqjet e disa njësive nga disa fronte, mund të jenë një tregues i një dështimi në shkallë të gjerë të ushtrisë ruse të angazhuar në Ukrainë.
“Luftërat e llogoreve siç është edhe kjo aktualja, fitohen në përgjithësi nga ushtritë më të mëdha dhe që janë më të gatshme të marrin parasysh edhe një numër të madh viktimash, dhe mua më duket se Rusia i plotëson të dyja këto kërkesa. Moska nuk do të bëjë asnjë hap prapa”, deklaron Bertolotti.
Kjo është aq e vërtetë sa pas një pushtimi përfundimtar hipotetik të rajoneve lindore, përparimi rus mund të vazhdojë më tej. Pasi të ketë marrë kontrollin e Donbass, Moska mund të vendosë të përqendrojë të gjitha forcat e saj në Kiev, në një rrethim që do të ishte shumë më i rëndë se ai i parë deri më sot, i kufizuar në zonat periferike të kryeqytetit.