Monedha europiane vazhdon të qëndrojë në kuota të qëndrueshme sikurse edhe ditën e djeshme duke vijuar sërish të blihet edhe sot me 121 lekë dhe të shitet me 121.6 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik sipas kursit të këmbimit lokal blihet sot me 143.5 lekë dhe shitet me 144.5 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me ditën e hënë.
Dollari amerikan vazhdon të qëndroj i fortë përballë monedhës vendase pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 107.2 lekë dhe është shitur me 108.1 lekë krahasuar me dje.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 115 lekë dhe shitet me 115.9 lekë duke mos shënuar lëvizje të rëndësishëm të kuotës në raport me fillimin e javës./SCAN