Friday, November 22, 2024

Koronavirusi, 435 të infektuar dhe 10 viktima në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e rënduar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije, se janë regjistruar 435 raste të reja me Covid-19, nga 2.193 testime të kryera.

Të infektuarit kanë rezultuar në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec.

Ndërkohë, 10 persona nuk e kanë fituar betejën me COVID 19. Viktimat janë të moshave 43-77 vjeç.. Po në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 446 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 163 pacientë, teksa raste aktive mbeten 6.268.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,193 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 435 qytetarë, në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec.

Janë 6,268 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: Dy qytetarë 43 vjeçarë nga Elbasani dhe Durrësi, një qytetar 44 vjeç nga Lushnja, katër qytetarë nga Tirana 52-86 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Berati, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Kuçova. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        435

Të shëruar në 24 orë      446

Të shtruar në spitale       163

Humbje jete në 24 orë    10

Testime ditore                2,193

Testime totale              1,259,366

Raste pozitive                177,971

Raste të shëruara          168,883

Raste Aktive                     6,268

Humbje jete                      2,820

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            2,997

Durrës            721

Fier                 704

Shkodër         514

Elbasan          231

Gjirokastër      205

Berat              194

Lezhë             188

Vlorë               121

Korçë              155

Kukës             156

Dibër               82

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë