Deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ky i fundit tha se nuk hapen negociatat me Bashkimin Evropian, për shkak të korrupsionit në vend.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se sipas progresit raportit të Komisionit Evropian, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrat e saj për çeljen e negociatave.
Taulant Balla: ”Dokumenti bazë që ne duhet ti referohemi është progres raporti i Komisionit evropian që është punë e shumë ekspertëve dhe punë e detajuar mbi bazën e progresit vit pas viti. Unë mendoj se ajo që na nderon të gjithëve është se ne do të kemi një debat për këtë çështje.
Dhe nëse nuk do të na e bëni ju do e bëjmë ne, për të diskutuar dokumentin më të gjithë pranueshëm nga ekspertët për integrimin. Progres-raporti i 2021 është ndër më të mirët që ka pasur shqipëria më parë. Progres raporti thotë se Shqipëria i ka përmbushur të gjithë kriteret për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.Unë nuk do të komentoj propozime tuaja për ndryshimet kushtetuese, i mirëpresim këto propozime, dhe do të presim plotësimin e afatit nga rregullorja që të hyjnë në procedurë parlamentare.
Edhe ne një rekomandim që ka qenë nga partnerët që kërkojnë zbatimin e reformës në Drejtësi që i janë drejtuar kryeparlamentares. Propozimi ynë është teknik, ndërsa tuajat kërkojnë kohë, unë e përshëndes opozitën që është rikthyer në këtë jetë aktive parlamentare.