Ka përfunduar Çmimi i Madh i Katarit në Formula 1.
Në një pistë ku nuk priteshin parakalime, kanë ndodhur shumë të tilla. Edhe pse nuk pati një duel për kreun e garës, duelet për vendin e fundit të podiumit dhe për piket ishin tepër të bukura.
Lewis Hamilton ka fituar garën e dytë rradhazi dhe duke reduktuar ndjeshëm distancën me Max Verstappen dhe duke bërë qe titulli të shkojë në dy garat e fundit të sezonit.
Verstappen i penalizuar përpara gares ka arritur të limitojë distancën duke marrë një vend të dytë i cili dukej si rezultati më i mirë për holandezin duke parë formën e Mercedesit.
Por, lajm në këtë garë bën rikthimi i një legjende si Fernando Alonso në podium duke u bërë podiumi i parë që prej vitit 2014. Piloti i Alpine ka arritur të mbajë vendin e tretë të marrë pas penalizimit të Verstappen dhe Bottas. Një paraqitje shumë e fortë nga Alpine dhe me Ocon i cili ka mbajtur vendin e 5.
Renditja e 10 pilotëve të parë:
1. Hamilton
2. Verstappen
3. Alonso
4. Perez
5. Ocon
6. Stroll
7. Sainz
8. Leclerc
9. Norris
10. Vettel