Sunday, November 24, 2024

Furnizonte Anglinë me kanabis, 37 vite burg për bandën shqiptare (Emrat)

Një bandë shqiptare që drejtonte një fabrikë droge në Mbretërinë e Bashkuar është dënuar në total me 37 vite burg, pasi anëtarët e të cilës u shpallën fajtorë për prodhimin dhe shpërndarje droge. Banda përbëhet nga 11 anëtarë, 10 prej të cilëve shqiptarë.

Policia angleze ka arrestuar shqiptarët që prej tetorit të 2018-ës, nën akuzën për trafikim dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas medieve të huaja, policia angleze ka bastisur shtëpinë e barit të shqiptarëve, ku ka sekuestruar kanabis, e cila nëse shitje do ti ofronte trafikantëve  të drogës 1.5 milion paund në vit.

Ata furnizonin me kanabis zona të ndryshme të Anglisë. Gjatë aksionit të policisë u shkatërruan më shumë se 485 bimë kanabis si dhe u sekuestruan 61 mijë paund.

Të dënuarit janë:

Hekuran Perhati, 33 vjeç, nga Victoria Crescent, Ashford (pesë vjet e shtatë muaj dënim)

Ndue Paluca, 29 vjeç, nga Maple Street, Sheerness (10 muaj)

Klevis Prenga, 33 vjeç, pa adresë fikse (katër vjet)

David Toal, 50 vjeç, nga Ëaterside në London Colney, Herts (katër vjet)

Dashmair Disha, 34 vjeç, pa adresë fikse; (10 muaj)

Yiber Perhati, Rainham, Londra lindore (pesë vjet)

Fation Perhati, 29 vjeç, nga Mungo Park Road në Rainham, në lindje të Londrës; (tre vjet, gjashtë muaj)

Doris Perhati, 24 vjeç, nga Week Street, Maidstone (Pesë vjet e tre muaj)

Brooklyn Selita, 19 vjeç, nga Falcon Way në Harrow, Londra e Madhe, i cili gjithashtu u dënua për posedim të kokainës me qëllim (pesë vjet)

Kejvi Leba, 20 vjeç, nga Mill Lane, Watton-at-Stone (17 muaj)

Adrian Toma, 23 vjeç, pa adresë fikse (19 muaj)

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë