Monday, June 30, 2025

Familjarët kërkojnë dënim me vdekje për vrasësin e 8-vjeçarit: Të varet në mes të Fierit

Mes lotësh dhe britmash të afërmit e 8-vjeçarit të vrarë në fshatin Gracelli të Fierit, kërkojnë drejtësi.

Ata kërkojnë dënimin me vdekje për autorin e vrasjes 38-vjeçari Klodian Çalamani, i cili i mori jetën vogëlushit në mënyrë makabre.

“Të varet ai mostër. Drejtësi për Mateon. Në mes të Fierit ta varin. Ai ka ndenjur pa mjekim. Ta varin. Ta shohim të gjithë”, është shprehur një e afërmve.

“Ishin kamerat e nxorën të drejtën kushedi kur do ta gjenim kufomën. Ne do të punojmë prapë për atë kriminel. Ai në burg është si në hotel me të gjithë të mirat. Ai atë kërkonte, por të bënte një vjedhje jo të merrte djalin nga gjiri jonë. Ne do ta presim këtu çdo ditë”, kanë thënë familjarët.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë