Një banesë është puërfshirë nga flakët ditën e sotme në Qytetin e Korçës. Mësohet se nga flakët e shumta ka humbur jetën një person, me emrin Vasil Dolani.
Zjarri ka rënë në një banesë në lagjen 12, në zonën e quajtur Çezma e Amzës. Në vendngjarje ka shkuar policia se bashku me ekipin e zjarrfikëses, ndërkohë që ende nuk duhet arsyet e rënies së zjarrit.
Në shtëpi kanë qenë brenda katër persona, por tre prej tyre kanë mundur të dalin ndërsa 65-vjeçari është gjetur pa shenje jete nga zjarrfikësit. Tre familjarët që kanë mundur tu shpëtojnë flakëve janë dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.