Skuadra e Flamengos, që militon në kategorinë e parë në Brazil, do të luajë në Ligën e kampioneve në Europë dhe ka një plan për ta realizuar këtë objektiv.
Sipas mediave lokale, brazilianët janë të interesuar të blejnë Tondelën, klub që militon në kategorinë e parë portugeze, për një shifër rreth 50 milionë euro.
“Ky është vetëm hapi i parë. Investitorët janë në bisedime. Ne duam të kemi një klub në Gjermani, Spanjë, Francë, Kinë, në Amerikë. Nuk kemi projekt vetëm për një klub. Synimi ynë është që të jemi në Ligën e Europës për 3-4 vjet dhe në Ligën e Kampioneve për 8”,- u shpreh zëvendëspresidenti financiar i Flamengos, Rodrigo Tostes.