Friday, November 22, 2024

Dy supersfida të Ligës së Kampioneve do të luhen pa tifozë

Dy nga ndeshjet më interesante që mbyllin fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, do të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

Autoritetet gjermane kanë vendosur që sfidat që do të luhen në Bavari dhe Saksoni, do të zhvillohen pa tifozë në tribuna, pasi i frikësohen rritjes së infektimeve si pasojë e valës së COVID-19 që po kalon ky vend.

Bajern Mynih do të presë Barcelonën dhe RB Lajpcig do të presë Mançester Sitin në ndeshjen e fundit në grup. Por tifozët nuk do të kenë mundësi të shijojnë nga afër këto sfida interesante.

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë te dueli mes bavarezëve dhe katalanasve, që do të ndikojë direkt në kualifikimin apo jo të skuadrës së Çavit në fazën me eliminim direkt të turneut. Bajerni bëri të ditur se edhe dy ndeshjet e mbetura në Bundesligë në shtëpi për vitin 2021, ndaj Mainz dhe Volfsburg, do të luhen gjithashtu pa praninë e tifozëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë