Rikthimi i Kristiano Ronaldos tek Mançester Junajtid është shoqëruar me bujë të madhe. Përvec entuziazmit të tifozëve, ka dhe shumë kritikë, të cilët sa herë skuadra nuk arrin rezultat pozitiv, fajin kryesor ja vënë Ronaldos.
Portugezi është kritikuar që nuk e ndihmon skuadrën në mbrojtje, por shqetësohet vetëm për rekorde personale.
Në një intervistë për ‘Sky Sport’, 36 vjeçari ka shpjeguar rolin e tij në skuadër si dhe u jep një përgjigje kritikëve.
Ronaldo thotë se kritikat janë pjesë e punës dhe e motivojnë që të përmirësohet më shumë.
“Kritikët le të flasin, por unë do t’ua mbyll gojën dhe të vazhdoj të fitoj. Këto janë pjesë e punës sonë. Fakti që ata flasin është një gjë e mirë, sepse ata e dinë potencialin tim dhe vlerën që kam në futboll. Kështu që është në rregull”.