Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hazi Abazi ka kritikuar qeverinë e Kosovës, kryesuar nga lideri i kësaj force politike, Albin Kurti, në lidhje me qëndrimet e tij ndaj ndërkombëtarëve, për çështjen e targave.
Abazi u shpreh se janë prekur raportet e Kosovës me partnerët, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, kjo çështje do të mund të priste deri në momentin e nënshkrimit të një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës është karta dhe çelësi për Serbinë për të rrëzuar nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të Berlinit, si dhe për të mbajtur minimumin e presionit ndërkombëtar për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, ka thënë Abazi.