Wednesday, December 25, 2024

Deputeti i PD-së paraqitet në SPAK për të dytën herë brenda pak javësh

Deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila është paraqitur mëngjesin e së enjtes në zyrat e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ende nuk dihen arsyet se përse Hila ndodhet sot në ambientet e SPAK. Por kjo nuk është hera e parë që deputeti shkon në instucionin e drejtësisë.

Ai u paraqit në SPAK edhe në 21 shtator të këtij viti. Ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës u shpreh pas marrjes në pyetje nga SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, për një çështje që është në proces.

Hila theksoi se nuk mund të japë detaje, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë