Thursday, November 21, 2024

Champions League/ Short i tmerrshëm për Interin, PSG kundër Realit të Madridit

Ka përfunduar për së dyti herë shorti i Champions-it ku u mbajt në Nion të Zvicrës.

U zhvillua për herë të dytë sepse në shortin e parë UEFA gaboi me goglat ku Mançester Junajtid ishte vendosur në vazon e gabuar.

Sfida më e rëndësishme është ajo mes Interit dhe Liverpulit, ku kjo sfidë rikthehet të luhet sërish në këtë fazë që nga sezoni 2007/2008, ku në atë kohë u kualifikuan anglezët.

Juventusi ka peshkuar skuadrën e Vijarealit. Atletiko e Madridit dhe Mançester Junajtid do të masin së bashku forcat. PSG-ja do të ndeshet në një supersfidë ndaj Realit të Madridit.

Kampionët e Çelsit do të përballen ndaj Lilës. Benfika me Ajaksin, Bajerni ka një short të lehtë ndaj Salcburgut. Dhe Mançester Siti luan ndaj Sportingut të Lisbonës.

SALCBURG – BAJERN MYNIH

SPORTING LISBON – MANÇESTER SITI

BENFIKA – AJAKS

ÇELSI – LILË

ATLETIKO MADRID – MANÇESTER JUNAJTID

VIJAREAL – JUVENTUS

INTER – LIVERPUL

PSG -REAL MADRID

Skuadrat e vazos së parë janë: Ajaksi, Bajerni i Mynihut, Juventusi, Liverpuli, Lilë, Mançester Siti, Mançester Junajtid dhe Reali i Madridit.

Skuadrat e vazos së dytë janë: Atletiko i Madridit, Benfika, Çelsi, Interi, PSG, Salcburgu, Sportingu i Lisbonës dhe Vijareali.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë