Çelsi ka shkatërruar 4-0 Juventusin duke i marrë kreun e grupit H në grupet e Champions League.
Në “Stamford Bridge” u luajt dueli që do të përcaktonte kreun e grupit dhe skuadra e Tuhel ishte shumë më lart. Për bardhezinjtë asgjë pozitive në këtë përballje me golat që u shënuan nga Shalobah në minutën e 25, Xhejms në minutën e 56, Odoi 2 minuta më vonë dhe Verner në minutën e 95.
Në sfidën tjetër të këtij Grupi, Malmo mori një barazim 1-1 me Zenitin në shtëpi.
Në Grupin E, Barcelona e Ksavit mori një barazim me Benfikën në “Camp Nou”, ku ajo që kënaq tifozët është loja entuziaste e katalanasve dhe krijimi i shumë rasteve për shënim. 0-0 përfundoi sfida, rezultat jo i keq dhe për kualifikimin më tej, Barcelonës i duhet vetëm barazimi me Bajernin.
Në grupin F, Atalanta ka arritur një barazim të çmendur ndaj Jang Bojsit në shifrat 3-3.
Grupi G është shumë intrigues, teksa Lilë mori kryesimin me suksesin 1-0 ndaj Salzburgut, ndërsa Sevija ngjitet e dyta me fitoren 2-0 ndaj Volfsburgut, por gjithçka mbetet e hapur ne ndeshjet e fundit.