Bordi i Transparencës vendosi këtë të premte që çmimi i naftës të jetë 265 lekë për litër.
Deri dje, nafta u shit në pikat e karburanteve me çmimin 258 lekë për litër. Ndërsa, benzina do të shitet me 241 lekë dhe gazi me 86 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga bordi do të hynë në fuqi sot në orën 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Dy ditët e fundit, në vend u organizuan protesta nga disa organizata të shoqërisë civile, kundër rritjes së çmimeve.
Ata kërkuan nga qeveria indeksimin e çmimeve dhe mbështetje më të madhe në përballimin e krizës.