“Me hunj, pistoleta të mercenarëve, vrasësve të Peng Bashës në ballkon dhe narkobanditë me uniformë të armatosur gjerë në dhëmbë të Kreut të Meduzës në oborrin e Selisë, Edvin Rama emëroi peng Bashën, Lul kimikun në krye të PD”.
Kështu shprehet ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale.
Komentin ai e bëri teksa postoi fotografi gjatë protestës të së shtunës në të cilat shfaqen protestuesit duke u dhunuar në ballkonet e selisë së PD, ashtu sikurse edhe foto të policisë.
Më herët në një tjetër postim, Berisha shkruajti se “asgjë nuk mund të pengojë revolucionin paqësor në realizimin e objektivave tona historike”