Berisha në Dibër: Mbi dy të tretat e delegatëve kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit

0
92
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Foltorja e Dibrës, se mbi dy të tretat e delegatëve të këtij qarku kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ky vendim është mjaft i rëndësishëm për të ardhmen dhe ringritjen e Partisë Demokratike.

Sali Berisha: “Kam ardhur sot këtu, me një kënaqësi të veçantë, për të falënderuar të gjithë demokratët dhe demokratet e Dibrës për mbështetjen që i kanë dhënë PD-së që nga themelimi i saj deri më sot.

Unë dua gjithashtu të falënderoj të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar, të Peshkopisë, Bulqizës dhe Matit, që kanë firmosur tashmë mbi dy të tretat vendimin e tyre për të mbledhur në një moment historik për PD-në dhe vendin, Kuvendin Kombëtar të PD-së, Kuvendin e ringritjes së kësaj force politike në lartësinë e idealeve dhe parimeve të saj si opozita më e fuqishme e vendit, e vendosur të ecë e sigurt drejt fitores që meriton. Kuvendin e thirrur nga mijëra e mijëra delegatë të PD-së, e thërret më shumë se kushdo tjetër koha, e cila kërkon nga ne, të ngrihemi, t’u përgjigjemi sfidave që kemi përpara.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here