Thursday, November 21, 2024

Benzema nuk përmbahet: Dua të fitoj ”Topin e Artë”

Karim Benzema është kthyer në pikën e referimit të Realit të Madridit. Francezi ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe kështu e ka nisur dhe këtë edicion, që e ka renditur atë mes favoritëve për të fituar “Topin e Artë” në fundin e nëntorit.

Çmimi prestigjioz do të jepet më 29 nëntor dhe Benzema nuk e ka fshehur se ëndërron ta fitojë këtë trofe individual pas shumë titujsh të fituar me Realin dhe me Francën.

Listën e pretendentëve e kryeson Lionel Mesi e pas tij vijnë Levandovski e Zhorzhinjo, por nuk përjashtohen as surpriza. Duke folur pas fitores në “Klasiken” kundër Barcelonës, sulmuesi francez i Realit ka nënvizuar se ky trofe mbetet një ëndërr për të, sikurse ka qenë edhe të luante për fanellën e Realit. Nëse njërën ëndërr e ka plotësuar, tjetra vijon të mbetet në sirtar.

“Nuk janë vetëm golat ata që të bëjnë të fitosh ‘Topin e Artë’. Nëse mendon vetëm për golat, humbet shumë energji. Po aq sa golat janë të rëndësishme edhe veprimet e tjera në fushë, veprimet teknike dhe ndihma që jep për ekipin, pasimet, kontrollet. Personalisht jam një lojtar që më pëlqen loja e bukur”, ka thënë Benzema.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë