Lulzim Basha: ”Ti ke zgjedhur, ke vendosur prioritet kullat e korrupsionit dhe oligarkisë. Ke vendosur t’i klasifikosh sekret tenderat e pandemisë. Këto janë vendimet e tua, nuk janë aksidente, nuk janë as si COVID-i apo si tërmeti, është më keq, janë si të dyja bashkë. Të vetmet tendera që ti urren janë ato të përcaktuara nga BE. Tarifat e tua për çdo tender mbi 1 mln euro, ato tarifa i di e gjithë Tirana. Ndaj fondet e BE nuk t pëlqejnë ty, sepse aty ka rregulla ndryshe. Kështu që, merri pak letrat ku i ke futur, ndoshta i ke akoma te zyra e ish-zv. kryeministrit. Merri dhe shikoji se si në tenderat e tua nuk ka konkurrencë, i ke përcaktuar ti.”