Identifikohen dy viktimat në atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, të cilët ndodheshin brenda “Audi-t” me targa AB 008 EM”.
Bëhet me dije se Erigers Mihasi dhe Armando Dumani janë personat të cilët u ekzekutuan, si pasojë e atentatit me breshëri kallashnikovi.
Erigers Mihasi është një nga njerëzit më të afërt të Vis Martinajt. Ai akuzohet për grabitjen e prindërve të Elton Çiços, ndërkohë që dyshohet si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë.
Gjithashtu, ai dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje tjetër kriminale në vitin 2017 në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës në bashkinë e Kurbinit.
