Sunday, September 8, 2024

Atentat ndaj Donald Trump, qëllohet me armë në miting ish presidenti i SHBA

Ish presidenti i SHBA, Dond Trump është qëlluar me armë gjatë një mitingu të zhvilluar në Pensilvani.

Shërbimi Sekret bëri të ditur se një person u vra në audiencë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Agjentët e vranë sulmuesin në vendngjarje, thuhet po ashtu në komunikatë. Emri i tij nuk u bë i ditur, e as motivi i mundshëm.

Trump tha se u qëllua me një plumb që i “shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë”.

“E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.

Ai falënderoi Shërbimin Sekret dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit për “reagimin e tyre të shpejtë”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë