Wednesday, December 25, 2024

Armando Broja gati për ndeshjen Angli-Shqipëri

Lajmi i madh që të gjithë e prisnin, erdhi nga Sauthemptoni: Armando Broja është gati për dy sfidat e fundit të Kombëtares, ndaj Anglisë dhe Andorrës. Konfirmimin e dha klubi anglez nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku saktësoi se sulmuesi do të luajë në “Uembli”, këtë të premte, përballë Tre Luanëve.

Broja kishte pësuar një lëndim në kavilje dhe stafi mjekësor i Sauthemptonit vendosi ta mbante nën vëzhgim për ta kuruar. Me shpresën se mrekullia do të realizohej, edhe stafi kuqezi e pranoi këtë zgjidhje, për më tepër që i kurseu futbollistit udhëtimet, kohë e cila u shfrytëzua për rehabilitimin e tij të plotë.

Rikuperimi i talentit 20-vjeçar u bë i mundur dhe ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Edi Reja, pse jo, për ta nisur si titullar në ndeshjen ndaj Anglisë. Ky zhvillim pozitiv bëri që sulmuesi Ernest Muçi, i afruar si alternativë në Kombëtaren A, të kthehet te Shpresat për ndeshjet vendimtare në transfertë me Slloveninë dhe Kosovën.

Përpos lajmeve të mira për Brojën, pozitive duket edhe ecuria e Tomas Strakoshës. Portieri u paraqit në grumbullim me dhimbje në gju, por po vijon të stërvitet normalisht me grupin dhe pritet të jetë gati.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë