Në Madrid nuk kanë kohë për t’u qarë për barazimin përballë Osasunës, sepse në prag është ndeshja kundër Elçes. Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku ka folur për këtë takim, por edhe tema të tjera, përfshirë atë të merkatos.
Tekniku italian ka qenë i prerë në fjalën e tij duke theksuar se askush nuk do të mbahet me zor në ekip, duke iu referuar lajmeve për largimin e mundshëm të Eden Hazardit.
“Në karrierën time kurrë nuk kam mbajtur në ekip një lojtar kundër vullnetit të tij. Nëse dëshiron të qëndrojë le të qëndrojë, kushdo qoftë. Nëse do të largohet derën e ka të hapur. Nëse një lojtar dëshiron të largohet e mira është të respektojmë zgjedhjen e tij, nuk ka diskutim tjetër në këtë mes”, tha ai.