Thursday, November 21, 2024

Gjermania: NATO nuk do të ndërhyjë në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se NATO nuk do të rrezikojë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë duke ndërhyrë ushtarakisht.

Është detyra kryesore e aleancës të garantojë sigurinë e të gjithë anëtarëve,” tha ai.

Gjermania po dërgon ndihma financiare dhe humanitare në Ukrainë, por Berlini ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të dërgojë avionë luftarakë për të ndihmuar forcat ukrainase luftën kundër rusëve.

“Fati i njerëzve në Ukrainë na ka prekur të gjithëve,”tha Scholz pas një fjalimi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në parlamentin gjerman.

“Putin i ka shkaktuar vuajtje të tmerrshme njerëzve në Ukrainë.  Ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës”.

Scholz shtoi se Putin është i vetmi përgjegjës për vdekjen e të rinjve rusë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë