Saturday, June 28, 2025

Covid-19: Izraeli teston dozën e katërt të vaksinës te stafi shëndetësor

Një spital në Izrael ka thënë se do të nisë testime në stafin shëndetësor për të kuptuar efektin e dozës së katërt të vaksinës kundër koronavirusit.

Rreth 150 pjesëtarë të stafit mjekësor në Spitalin Shiba afër Tel Avivit do të marrin dozën e katërt të vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech.

Secili prej tyre ka marrë dozën e tretë të vaksinës më 20 gusht.

“Në këtë studim ne do të analizojmë efektin e vaksinës së katërt sa u përket antitrupave, parandalimit të sëmundjes dhe analizimit të sigurisë”, ka thënë Gili Regev-Jochai, drejtore e departamentit për sëmundje infektive.

Sipas spitalit, ky është studimi i parë i këtij lloji në botë.

Në kohën e përhapjes së variantit tejet ngjitës të koronavirusit, Omicron, Izraeli ka bërë të ditur se personat mbi moshën 60-vjeçare duhet të marrin dozën e katërt të vaksinës.

Një panel i ekspertëve qeveritarë ka rekomanduar se punëtorët e kujdesit shëndetësor duhet të vaksinohen për të katërtën herë.

Izraeli është përballur me valën e katërt të infektimeve me këtë virus në muajin nëntor.

Megjithatë, së fundmi është rritur numri i personave të infektuar si pasojë e Omicronit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë