Sunday, November 24, 2024

Akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit/ Fredi Rrushi kërkon lirinë

Fredi Rrushi kërkon lirin në gjykatën e Apelit. Ai akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Rrushi argumenton se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe për këtë arsye kërkon që të lërë qelin.

Rrushi në ankim thekson se me 43-vjeçarin kanë qenë shok dhe nuk ka patur asnjë arsye për të kryer krimin.

“Rruzhdi Hoxhën e kam pasur mik, s’kam pasur arsye ta vras”, mësohet të ketë thënë Fredi Rushi.

Lirim në Apel ka kërkuar edhe vëllai i tij Pajtim Rrushi duke mohuar që të ketë lidhje me këtë ngjarje. Gjykata e Apelit ende nuk ka caktuar datë se kur do të mbahet seanca.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë