Thursday, November 21, 2024

Helmimi në Krujë/ Qytetarët protestojnë: Të dorëhiqet kryebashkiaku dhe drejtori i Ujësjellësit

Helmimi i mbi 600 qytetarëve të Krujës nga uji i pijshëm, ka mbledhur këta të fundit para Bashkisë së këtij qyteti. Ata kanë protestuar në lidhje me situatën e shkaktuar si pasojë e ujit që konsumojnë, i cili nga analizat e deritanishme rezultoi se kishte përmbajtje amoniaku si dhe me bakterin enterokok.

Qytetarët njëzëri kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Artur Bushi si dhe drejtorin e Ujësjellësit.

“I gjithë populli i Krujës e di se nga janë marrë ato tuba të ujësjellësit, pasi janë marrë nga tubat e naftës në Ballsh. Kërkojmë që të merrem masa. Uji i ri erdhi me ngjyrë. Ndaj e hoqën atë ujin e ri.”, -tha një prej protestuesve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë