Tuesday, July 1, 2025

Koronavirusi, ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e rënduar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije, se janë regjistruar 444 raste të reja me Covid-19, nga 2.680 testime të kryera.

Të infektuarit kanë rezultuar në këto bashki: 213 në Tiranë, 25 në Elbasan, nga 19 qytetarë në Vlorë, Kamëz, Durrës, 17 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Krujë, 10 në Vorë, nga 8 qytetarë në Berat, Shkodër, nga 7 qytetarë në Lezhë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Devoll, Tropojë, 5 në Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Peqin, Kuçovë, Sarandë, Has, nga 2 qytetarë në Roskovec, Përmet, Memaliaj, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Dropull, Delvinë, Himarë, Patos, Dibër, Shijak, Mirditë, Kukës, Pukë.

Ndërkohë, 4 persona nuk e kanë fituar betejën me COVID 19. Viktimat janë të moshave 67-82 vjeç. Po në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 315 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 140 pacientë, teksa raste aktive mbeten 7.302.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2680 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 444 qytetarë, në këto bashki:

213 në Tiranë, 25 në Elbasan, nga 19 qytetarë në Vlorë, Kamëz, Durrës, 17 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Krujë, 10 në Vorë, nga 8 qytetarë në Berat, Shkodër, nga 7 qytetarë në Lezhë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Devoll, Tropojë, 5 në Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Peqin, Kuçovë, Sarandë, Has, nga 2 qytetarë në Roskovec, Përmet, Memaliaj, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Dropull, Delvinë, Himarë, Patos, Dibër, Shijak, Mirditë, Kukës, Pukë.

Janë 7032 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 4 qytetarë: një qytetare nga Puka 67 vjeçe, një qytetar nga Patosi 73 vjeç, një qytetare nga Lushnja 79 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 444

Të shëruar në 24 orë 315

Të shtruar në spitale 164

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2680

Testime totale 1,283,321

Raste pozitive 181,696

Raste të shëruara 171,790

Raste Aktive 7032

Humbje jete 2,874

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3495

Fier 882

Durrës 733

Shkodër 471

Elbasan 303

Gjirokastër 210

Korçë 200

Berat 184

Lezhë 179

Vlorë 163

Kukës 136

Dibër 76

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë