Ishte padyshim një nisje magjike, Shqipëria ndëshkoi Italinë me golin më të shpejtë të realizuar në historinë e Kampionatit Europian.
Kuqezinjve u kanë mjaftuar vetëm 23 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës kundër kampionëve në fuqi të Europës, duke nisur festën e “Shqiponjave”, në “Signal Iduna Park”.
Fantazisti mori topin nga një gjuajtje e dobët e Federico Dimarco para se të gjuante topin pas shpinës së kapitenit italian Gianluigi Donnarumma. Kjo e futi atë në histori.
Goli i tij kapërceu rekordin e mëparshëm, të mbajtur nga rusi Dmitri Kirichenko kundër Greqisë në 2004. Goli i tij për Rusinë kundër fituesve të turneut erdhi vetëm 65 sekonda pas nisjes së lojës, duke kaluar pas portierit grek Antonios Nikopolidis.
🇦🇱 What a start 🥵#EURO2024 | #ITAALB pic.twitter.com/YpVOFsAjRG
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 15, 2024