Friday, November 22, 2024

Biden: Vendim i vështirë për t’i siguruar Ukrainës municione thërrmuese

Presidenti amerikan ka thënë se ishte një “vendim i vështirë” për t’i dorëzuar municionet thërrmuese në Ukrainë për herë të parë – por se ai përfundimisht ishte i bindur që t’i dërgonte armët.

Vendimi i Joe Biden ka rezultuar i diskutueshëm me anëtarët e tjerë të NATO-s – disa prej të cilëve kanë nënshkruar një konventë që nxjerr jashtë ligjit armët.

Duke folur për CNN, Biden tha: “Ishte një vendim shumë i vështirë nga ana ime. Dhe meqë ra fjala, e diskutova këtë me aleatët tanë. Ukrainasve po u mbarojnë municionet. Municionet thërrmuese po dërgoheshin si një “periudhë tranzicioni” derisa SHBA të jetë në gjendje të prodhojë më shumë artileri për Ukrainën”

“Kjo është një luftë në lidhje me municionet. Dhe atyre po u mbarojnë municionet, dhe ne jemi të pakët në këtë,” shtoi ai.

Biden shtoi se iu desh “një kohë” që ai të bindet për ta bërë këtë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë