Friday, November 22, 2024

Zelensky urdhëron forcimin e ushtrisë ukrainase në veri të vendit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky urdhëroi komandantët e lartë ushtarakë të premten të forcojnë sektorin ushtarak verior të Ukrainës pas mbërritjes së liderit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi.

Ai tha se forcat e inteligjencës dhe sigurisë ukrainase kishin raportuar për situatën në Bjellorusi, fqinjin verior të Ukrainës, në një takim të udhëheqësve të lartë ushtarakë dhe politikë, shkruan Reuters.

“Vendimi është për komandantin e përgjithshëm gjeneral Valeriy Zaluzhnyi dhe komandantin e ‘Veriut’ gjeneral Serhiy Naev për të zbatuar një sërë masash për të forcuar këtë drejtim,” shkroi Zelensky në  Telegram.

Prigozhin u largua nga Rusia për në Bjellorusi të martën sipas një marrëveshjeje të negociuar nga Presidenti Aleksandër r Lukashenko që i dha fund rebelimit të mercenarëve në Rusi të shtunën.

Mediat kanë raportuar se Wagner mund të ngrejë një bazë të re në një objekt ushtarak të lirë pranë qytetit të Asipovichi, rreth 90 km (50 milje) nga kryeqyteti bjellorus, Minsk.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë