Saturday, December 21, 2024

Putin fajëson Perëndimin për krizën ndërkombëtare të ushqimit dhe energjisë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se veprimet e Moskës nuk kanë të bëjnë fare me krizën e afërt energjetike dhe ushqimore në botë dhe fajësoi sërish politikat ekonomike dhe financiare të Perëndimit për krijimin e një skenari të tillë.

Në një intervistë për kanalin televiziv shtetëror Rossiya-1, Putin fajësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për injektimin e shumave të mëdha parave në ekonominë e saj si një mjet për të luftuar pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Sipas tij, kjo solli një inflacion dhe një situatë të pafavorshme në tregun ushqimor, sepse para së gjithash u rritën çmimet e ushqimeve, shkruan CNN.

“Ndër të tjera, europianët nuk dëgjuan kërkesat tona urgjente për të ruajtur kontratat afatgjata për furnizimin me gaz natyror dhe ata filluan ndërprerjen e kontratave. Kjo pati një ndikim negativ në tregun europian të energjisë. Çmimet u rritën. Rusia nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këtë”, tha ai.

Kremlini tha javën e kaluar se Moska është e gatshme të japë një “kontribut të rëndësishëm” për të shmangur krizën ushqimore përmes eksportit të drithërave nëse Perëndimi heq sanksionet.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë