Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi se dërgesat e armëve në Ukrainë nga vendet perëndimore kundër Rusisë mund të çojnë në një “përshkallëzim të papranueshëm” të situatës aktuale.
Në një intervistë për RT Arabic, Lavov u shpreh se Perëndimi ka bërë thirrje për të mposhtur Rusinë duke furnizuar me armë Ukrainën.
“Perëndimi bëri thirrje për të mposhtur Rusinë në fushën e betejës dhe për këtë është e nevojshme t’u jepen armë nacionalistëve ukrainas, regjimit ukrainas, përfshirë armët që mund të arrijnë të godasin Federatën Ruse. Këto janë armët që Volodimir Zelenski i ka kërkuar publikisht”, tha Lavrov.
Disa ditë më parë, Zelenski deklaroi se situata në rajonin e Donbasit është jashtëzakonisht e vështirë dhe forcat ruse kishin intensifikuar sulmet e tyre.
Sipas tij, furnizimi i Ukrainës me armë është strategjia më e mirë për të ruajtur stabilitetin global.