Saturday, June 28, 2025

Pas Finlandës, edhe Suedia e gatshme për t’u anëtarësuar në NATO

Suedia ka deklaruar se dëshiron që të anëtarësohet në NATO.

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson tha se kjo lëvizje shënon fillimin e një epoke të re për vendin skandinav, shkruan Euronews.

“Qeveria e Suedisë ka vendosur të informojë NATO-n për gatishmërinë e saj që të bëhet një anëtare e aleancës”, u shpreh ajo.

Suedia i është bashkuar Finlandës në synimin e tyre për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake, për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Qeveria e Finlandës njoftoi të dielën se do të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n, duke hequr dorë nga neutraliteti i dekadave të luftës dhe duke injoruar kërcënimet ruse për hakmarrje të mundshme.

Ndërsa, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha sot e Finlanda dhe Suedia nuk duhet të kenë iluzione se Moska ‘do të durojë anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake të NATO-s, duke e quajtur atë një gabim që do të kishte pasoja të gjera’.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë