Monday, June 30, 2025

3 mijë ushtarë ukrainas kanë vdekur që nga fillimi i luftës, thotë Zelenski

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se 3 mijë ushtarë ukrainas kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Deklarata e tij u bë gjatë një interviste për CNN, teksa paralajmëroi edhe për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia.

Një muaj më parë, Zelenski tha se rreth 1,300 ushtarë ukrainas kishin vdekur, por pretendonte se janë vrarë më shumë ushtarë rusë.

Si Ukraina ashtu edhe Rusia, kanë pretendimet e tyre në lidhje me numrin e viktimave që i kanë shkaktuar njëri-tjetrit.

Zelenski ka qëndruar në Ukrainë gjatë gjithë luftës 51-ditore me Rusinë, pasi forcat ukrainase i kanë rezistuar përpjekjeve të Kremlinit për të kapur Kievin dhe kanë detyruar Rusinë të ripërqendrojë përpjekjet e saj të luftës në rajonet lindore dhe jugore të vendit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë