Real Madrid është i gatshëm t’ia dyfishojë rrogën Antonio Rudger-it, për ta bindur që të largohet nga Chelsea.
Kontrata e mbrojtësit gjerman skadon në fundin e këtij sezoni dhe ai mbetet një nga senatorët më pak të paguar te Chelsea me 116 mijë euro në javë.
Madrilenët janë gati t’i ofrojnë Rudiger-it një kontratë me 233 mijë euro në javë.
Sipas The Sun, Rudiger është një objektiv i rëndësishëm për Los Blancos për sezonin e ardhshëm.
Bayern Munich, Tottenham dhe Manchester City interesohen gjithashtu për lojtarin e Bluve.