Udhëtarët e vendeve jo anëtare të Bashkimit Europian mund të hyjnë në këto 11 vende pavarësisht statusit të vaksinimit, raporton SchengenVisaInfo.
Me përmirësimin e situatës së COVID-19 dhe numrin e lartë të vaksinimit, disa vende Evropiane kanë hequr të gjithë kufizimet për udhëtarët, përfshirë ata nga vende të treta.
Kjo do të thotë se udhëtarëve nuk u kërkohet certifikatë për COVID – për vaksinimin, shërimin apo test.
Për të udhëtuar në këto vende nevojiten vetëm dokumente identifikimi si pasaporta dhe viza, nëse është e nevojshme.
Deri tani janë 11 vende të BE dhe Zonës Evropiane Ekonomike që nuk kanë asnjë kufizim për lëvizjen e qytetarëve që nuk janë pjesë e BE-së.
Lista e vendeve është:
Çekia
Danimarka
Hungaria
Islanda
Letonia
Norvegjia
Polonia
Rumania
Sllovenia
Suedia
Listës prej 11 vende pritet t’i bashkohet së shpejti Greqia. Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris tha se hyrja e lirë do të mundësohet duke nisur prej datës 2 maj.
Nga ana tjetër, disa nga vendet më të vizituara si Spanja, Franca, Portugalia, Italia dhe Gjermania ende vazhdojnë të mbajnë kufizimet.