Zinedine Zidane, pas largimit nga drejtimi i Real Madridit në fund të sezonit të kaluar, po përgatitet të rikthehet përsëri në pankinë. Trajneri francez do të ishte i diskutueshëm mes Ligue 1 dhe Premier League.
Planet e Zidane përfshijnë drejtimin e kombëtares franceze, por në Paris, ku besimi te Pochettino duket se po plasaritet, skuadra e sheikëve është e gatshme të bëjë ofertën e rastit.
Nga Gjermania, “Bild” raporton, se një mundësi të tillë do ta shrytëzonte edhe Manchester United. “Djajtë e Kuq” e kanë patur një synim të tillë edhe më pare, ndonëse Zidane e hodhi poshtë mundësinë menjëher.
Por gjërat nga vera deri tani kanë ndryshuar. Sponsor i mundshëm i Zizou te United është Cristiano Ronaldo, duke pasur parasysh përvojën e tij fituese me “los blancos”.