Analisti i njohur, Artur Zheji ka komentuar situatën e brendshme në Partinë Demokratike.
I ftuar në emisionin ”Pikat mbi i” në ”News 24”, Zheji u shpreh se lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha bëhet për interesa personale, për të negociuar me amerikanët vendimin për shpalljen e tij ‘non grata’.
Artur Zheji: ”Foltorja është një realitet politik që çon në çarjen e PD dhe që ka në frymën në vend revanshin e doktorit. Ai thotë jam viktimë e një konspiracioni sorosian, duke qenë se ai ka bërë betejën e vet për mos ndarjen e Kosovës. Nuk më duket që bën sens, se Berisha po goditet nga një konspiracion sorosian për shkak të qëndrimeve që ai ka mbajtur për Kosovën. Berisha ka nevojë për pushtet. Sepse ai e di që nëse merr një pjesë të mirë të PD, mund të negociojë me amerikanët. Është luftë për pushtet për të pasur një negociatë.”