Saturday, June 28, 2025

Zgjerimi i NATO-s do të ketë efekt destabilizues, thotë zv.ministri rus

Zëvendës ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov thotë se zgjerimi i NATO-s me Suedinë dhe Finlandën do të ketë efekt destabilizues në botë.

Sipas tij, anëtarësimi i dy vendeve skandinave nuk e shton sigurinë për aleancën ushtarake, shkruan France 24.

“Ne e konsiderojmë zgjerimin e aleancës së Atlantikut të Veriut si një faktor thjesht destabilizues në çështjet ndërkombëtare,” tha ai.

Ryabkov nënvizoi se Samiti i NATO-s, mbajtur në Madrid, konfirmoi dhe konsolidoi politikën e aleancës për kontrollin agresiv ndaj Rusisë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Aleanca po hyn në një epokë të re me marrëveshjen që i lejon Suedisë dhe Finlandës të aderojnë në të.

Deklarata erdhi pas bisedimeve me Turqinë, e cila kishte kundërshtuar anëtarësimin e vendeve nordike me argumentin se mbështesnin separatistët kurdë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë